Flash

Shfaqet për herë të parë Amber Heard

Lapsi.al 26 June 2023
Shfaqet për herë të parë Amber Heard

Amber Heard u shfaq shumë e lumtur në daljen e saj të parë publike që nga humbja e gjyqit për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

37-vjeçarja mori pjesë në Festivalin e Filmit Taormina në Itali, një ditë para premierës së filmit të saj të ri, "In the Fire".

Heard dukej rrezatuese ndërsa buzëqeshte dhe bisedonte me miqtë, kastin dhe anëtarët e ekipit nga thrilleri– i cili mbylli xhirimet disa muaj përpara se të fillonte gjyqi i saj në prill 2022.

Aktorja u fotografua e veshur me një bluzë dhe fund të bardhë dhe e kompletoi look-un e saj me një palë taka të zeza.

Heard pritet të ecë në tapetin e kuq për premierën e "In the Fire" të shtunën mbrëma së bashku me aktorin Eduardo Noriego dhe regjisorin e filmit, Conor Allyn.

Dalja e fundit e Heard vjen më shumë se një vit pasi humbi gjyqin duke dale fajtore për shpifje në një artikull të Washington Post të vitit 2018 ku akuzonte Depp për dhunë.

Të këshilluara

Lista e fituesve të BET 2023

Së fundmi janë publikuar rezultatet për çmimet BET 2023! Artisti më i nominuar në ceremoninë e këtij viti  është Drake me shtatë gjithsej, duke përfshirë art...

13:43

Keisi dhe Dj Geek, çifti më i ri i showbizz

Një foto e tyre ku dukeshin shumë të afërt një diskotekë në Prishtinë, bëri që lart e poshtë të përflitej se dyshja në fjalë po i jepnin një mundësi njëri-tjetr...

12:47

Jep dorëheqjen shefja operative e TikTok

Shefja Operative e TikTok, Vanessa Pappas po jep dorëheqjen pas pesë vitesh me kompaninë që është në pronësi të ByteDance të Kinës. Në një e-mail drejtuar stafi...

09:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI