Flash

Kërkoi leje për të dalë nga qelia për t’u betuar si kryetar bashkie, GJKKO rrëzon Fredi Belerin

Lapsi.al 26 June 2023
Kërkoi leje për të dalë nga qelia për t’u betuar

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për të qenë pjesë e betimit të planifikuar ditën e nesërme. Beleri paraqiti lejen në 3 institucione, në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në këshillin bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00.  GJJKO sqaron se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh.

Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor dhe nëse nuk realizohet brenda një afati kohor brenda 6 muajsh mandati tij shuhet. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori të një personi, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për votë. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Të këshilluara

Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan. Në mëngjesin e s...

09:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI