Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

FOTO/ Pajisja në gotën e kafes ku u filmua video e Safet Gjicit

Lapsi.al 26 June 2023
FOTO/ Pajisja në gotën e kafes ku u filmua video e Safet Gjicit

Alma Kaçi, 40 vjeçarja e cila filmoi Safet Gjicin teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrë ka arritur të regjistrojë gjithçka me anë të një pajisje, e cila ishte e instaluar në një gotë kafeje. Panorama ka publikuar llojin e kamerës së fshehtë e cila, në internet mund të blihet për vetëm 400 dollarë.

Siç shihet edhe në fotot, kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut të gotës plastike, në të cilën zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta. Duke qene se Safet Gjici ishte shumë i kujdesshëm dhe se nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotën plastike.

foto galeri

Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit, ndërkohë që Alma Kaçi ishte ulur poshtë tavolinës së tij. Me pas aktit seksual, ne media doli dhe një fragment i dyte ku Alma Kaçi duket që e mban në dorë kamerën teksa flet me Safet GJicin për projektin e qenve. Pamjet e siguruara nga pajisja 400 dollarëshe i kushtoi Safet Gjicit karrierën dhe qelinë e burgut.

foto galeri

Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie. Safet Gjici ka deklaruar ditën e sotme se ai kishte marrë dënimin për gabimin qe kishte bërë, ndërkohë që ka këmbëngulur se nuk ka projekt dhe se nuk e ka shkelur ligjin.

foto galeri

“Unë u ndëshkova për veprim që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryet shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur Gjici.

LEXO EDHE: Video-përgjimi/ Kontradiktat mes Safet Gjicit dhe Alma K. për skandalin e Kukësit

Ndërkohë që Alma Kaçi është shprehur se herën e parë që ka shkuar në zyrën e Safet Gjicit është ngacmuar seksualisht nga ai. Ndërkohë që herën e dytë ka shkuar me dëshirë dhe se ka vendosur ta filmojë aktin.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, - ka thënë Alma Kaçi. /Panorama

LEXO EDHE: Alma e Kukësit: Përgjimin e Gjicit e bëra vetë, më ngacmoi!

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagosen dy policë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku një automjet dhe një motor Policie janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë janë plagosur dy efektivët e po...

19:02

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”. Një 22-vjeçar ka përplasur me motor një 11-vjeçare dhe si pasojë të dy kanë mbetur ...

19:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI