Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Flet Yevgeny Prigozhin/ E vërteta e rebelimit të Wagner ndaj Moskës

Lapsi.al 26 June 2023
Flet Yevgeny Prigozhin/ E vërteta e rebelimit të Wagner ndaj

Me mënyrën e tij karakteristike të të folurit, ish-shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin është shfaqur shumë kritik ndaj forcave të sigurisë ruse në mesazhin e tij të parë pas përplasjes me Moskën. Në audion 11-minutëshe të publikuar mbrëmjen e së hënës ai thotë se marshimi i tij për në Moskë të shtunën zbuloi "problemet serioze të sigurisë në të gjithë vendin", duke pretenduar se njësitë e tij kishin arritur të bllokonin "të gjitha" njësitë ushtarake ruse dhe fushat ajrore në rrugën e tyre.

Prigozhin pretendon se grupi mercenar Wagner kishte mbështetje në qytetet nëpër të cilat kaloi gjatë rebelimit të tij jetëshkurtër. Ai gjithashtu pretendon se forcat e tij arritën në mbulonin 780 km në marshimin e tyre drejt Moskës nga jugu - ekuivalente me distancën që forcat ruse morën më 24 shkurt të vitit të kaluar (kur filluan pushtimin e tyre në Ukrainë) nga kufiri ukrainas në Kiev dhe në Uzhgorod, një qytet në perëndim të Ukrainës në kufi me Hungarinë dhe Sllovakinë.

Ai thotë se nëse forcat ruse, ashtu si trupat e Wagner do të kishin kryer sulmin e parë, "operacioni special ushtarak në Ukrainë" do të kishte përfunduar shumë më shpejt. Prigozhin ka folur edhe për kushtet e marrëveshjes që ndali rebelimin e Wagner. Prigozhin pretendon se grupi ishte "kategorikisht kundër vendimit për të mbyllur Wagnerin më 1 korrik 2023 dhe për ta përfshirë atë në ministrinë e mbrojtjes”.

"Komandantët tanë refuzuan të pranojnë kërkesën për të nënshkruar kontrata me ministrinë ruse të mbrojtjes", - shton ai. Në këmbim, ai pretendon se rreth 30 nga njerëzit e tij "u vranë nga sulmet ruse". Prigozhin thotë gjithashtu se lideri bjellorus Alexander Lukashenko luajti një rol në marrëveshje, duke deklaruar se ai "i zgjati dorën dhe ofroi të gjente mënyra që Wagner të vazhdonte ligjërisht punën e tij" - pa dhënë detaje të mëtejshme.

Prigozhin nuk zbuloi se ku ishte në mesazhin që shpërndau në Telegram. Është raportuar se si pjesë e marrëveshjes, Prigozhin kishte rënë dakord të shkonte në Bjellorusi. Udhëheqësi i Wagner bën edhe një sqarim të fundit se nuk kishte Putin në shënjestër kur trupat e tij do të marshonin drejt Moskës.

"Ne nuk marshuam për të përmbysur udhëheqjen e Rusisë. Qëllimi i marshimit ishte të shmangte shkatërrimin e Wagnerit dhe të kërkonte llogari nga zyrtarët që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh” – thotë ai. Prigozhin thotë se ata u kthyen "për të shmangur derdhjen e gjakut të ushtarëve rusë".

“Ne ishim në një marshim për të demonstruar protestën tonë, jo për të rrëzuar qeverinë" – thekson Prigozhin. Gjëja e fundit që dimë për vendndodhjen e liderit të Wagner është se ai ishte në qytetin jugor rus të Rostov-on-Dov me trupat e tij deri të shtunën vonë.

Pasi mori selinë ushtarake atje, ai më pas vendosi të tërhiqej nga qyteti dhe anuloi "marshimin e tij për drejtësi" në Moskë duke rënë dakord të largohej nga Rusia për në Bjellorusi. Prigozhin dhe trupat e tij u panë duke u larguar nga qyteti, por destinacioni i shefit të Wagner nuk dihet. Mediat ruse thonë se akuzat kundër tij nuk janë hequr, pavarësisht se Kremlini tha më herët se do të hiqeshin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI