Flash

Vëllai i Elvis Presley zbulon sekretin e tij: Kishte frikë

Lapsi.al 25 June 2023
Vëllai i Elvis Presley zbulon sekretin e tij: Kishte frikë

Vëllai i Elvis Presley beson se këngëtari i ndjerë i dha fund jetës.

"Ai paramendoi marrjen e medikamenteve që e vranë", pretendoi David Stanley në "Elvis' Women", një dokumentar i ri i Amazon Prime për Mbretin e Rock 'n' Roll-it. “Dashuri, lëndim, dhimbje, ekspozim – ai thjesht nuk mund të duronte më”, pohoi 85-vjeçari.

Në dokumentarin, i cili u shfaq premierë në maj, Stanley pretendoi se gjysëm vëllai i tij "nuk mund të vazhdonte" mes frikës se lidhjet e tij të supozuara me vajza adoleshente do të zbuloheshin në një libër. Stanley thuhet se ishte në Graceland kur interpretuesi vdiq nga një atak në zemër si rezultat i një mbid0ze dr0ge në gusht 1977. "Shija e tij për vajzat e reja, 15 ose 16 vjeç, më tronditi," pohoi ai, duke e quajtur një "mrekulli" që këngëtari i "Can't Help Falling In Love" nuk u zbulua.

Dokumentari, i cili përfshin intervista me gra që pretendojnë se u ngacmuan nga Presley në një moshë të re, shqyrton gjithashtu marrëdhënien e tij me Priscilla Presley. Elvis u martua me Priscilla në vitin 1967 kur aktorja ishte 21 vjeç dhe ai 32. Ata mirëpritën vajzën Lisa Marie Presley vitin e ardhshëm, përpara se të ndaheshin në 1973. Marrëdhënia e ish-çiftit do të përshkruhet gjithashtu në filmin "Priscilla" të Sophia Coppola, i cili do të shfaqet premierë në tetor./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Filmi "Priscilla" përballet me kritika

Zyrtarët nga pasuria e Elvis Presley-t po kritikojnë filmin e ardhshëm biografik "Priscilla" - bazuar në kujtimet e famshme të Priscilla Presley, "Elvis and Me"...

17:50

Amanda Bynes shtrohet sërish në psikiatri

Mbajtja psikiatrike e Amanda Bynes do të zgjatet pasi të afërmit  vazhdojnë të shqetësohen për sigurinë dhe mirëqenien e saj. Aktorja do të qëndrojë nën kujdesi...

16:54

Libri për të gjithë të dashuruarit me macet

Libri me një fjali Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëm...

16:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI