Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

EMRAT/ Pezullohen 13 efektivë të policisë së Shkodrës

Lapsi.al 25 June 2023
EMRAT/ Pezullohen 13 efektivë të policisë së Shkodrës

Valë arrestimesh në policinë e Shkodrës. Shkak është bërë zbulimi i disa parcelave me kanabis dhe lejimi që i kanë bërë efektivët e policisë këtyre parcelave.

NJOFTIMI

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

- Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar Pëllumb Shpati, aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

- Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor Taulant Kurtaj, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues, Hajri Kushe, aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar Asllan Shytaj., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar Dedim Gjeta., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar Ilir Hasaj, aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Arben Memaj., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin Arben Dekovi, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Vehbi Nase, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Gjin Guri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Nazbi Beqiri, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Sokol Pjetri., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

- Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor Ardis Çoçja, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Arrestohet dhe femra e gojores me Gjicin

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Ka...

23:23

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI