Flash

Kourtney Kardashian zbulon gjininë e fëmijës

Lapsi.al 25 June 2023
Kourtney Kardashian zbulon gjininë e fëmijës

Kourtney Kardashian zbuloi së fundmi se fëmija i parë i saj dhe bashkëshortit Travis Barker është djalë.

Në një video në Instagram, Kourtney ulet në prehrin e bateristit Blink-182 në oborrin e shtëpisë së saj përpara se të zbulojnë gjininë.  Kourtney dhe Travis njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku në koncertin e tij në Los Angeles më 16 qershor. Dyshja të cilët u martuan në maj 2022 - kanë shprehur shpesh dëshirën për zgjeruar familjen.

Në fakt, udhëtimi i tyre  u dokumentua në The Kardashians, me themeluesin e Poosh duke dhënë një vështrim të sinqertë në procesin e fertilizimit in vitro (IVF). "Nuk ka qenë përvoja më e mahnitshme," tha ajo në një episod të prillit 2022, duke shtuar në atë kohë se mjekimi që merrte kishte "reagimin krejtësisht të kundërt" të asaj që ajo dëshironte. "Unë thjesht ndihem pak e mërzitur."

Kourtney është tashmë nëna e Mason Disick, 13, Penelope Disick, 10 dhe Reign Disick, 8, me ish-partnerin Scott Disick. Ndërkohë, Travis është babai i  Landon Barker, 19 vjeç dhe Alabama Barker, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler dhe është gjithashtu njerku i Atiana De La Hoya, 24 vjeç./Lapsi.al

Të këshilluara

Filmi "Priscilla" përballet me kritika

Zyrtarët nga pasuria e Elvis Presley-t po kritikojnë filmin e ardhshëm biografik "Priscilla" - bazuar në kujtimet e famshme të Priscilla Presley, "Elvis and Me"...

17:50

Amanda Bynes shtrohet sërish në psikiatri

Mbajtja psikiatrike e Amanda Bynes do të zgjatet pasi të afërmit  vazhdojnë të shqetësohen për sigurinë dhe mirëqenien e saj. Aktorja do të qëndrojë nën kujdesi...

16:54

Libri për të gjithë të dashuruarit me macet

Libri me një fjali Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëm...

16:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI