Flash

Grabitja e exhange në Tiranë, nën hetim edhe punonjëset

Lapsi.al 25 June 2023
Grabitja e exhange në Tiranë, nën hetim edhe punonjëset

Policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, pikë e cila u grabit dje nën kërcënimin e armës. Dyshohet se autori ende i paidentifikuar, kishte dijeni për shumën e parave që ndodheshin në pikë.

Nuk ka ndonjë akuzë, por verifikimet për dy punonjëset kanë nisur me dyshimet, nëse ndonjë prej tyre mund të ketë bashkëpunuar me autorin. Kjo nisur nga dera që ka qenë e hapur dhe që i mundësoi autorit të futej lehtësisht në vendin ku ndodheshin paratë.

Pika e këmbimit valutor u grabit mëngjesin e së shtunës në zonën e Unazës së re në Tiranë pak minuta pasi kishte nisur aktivitetin mëngjesin e të shtunës. Autori dyshohet se ka marrë të paktën 30 mijë euro përmes kërcënimit me armë.

Njëra nga punonjëset nën kërcënimin e armës, i tregon grabitësit sirtarët ku mbahen paratë. Autori me shpejtësi nis marrjen e kartmonmedhave të cilat i fut në pjesën e brendshme të bluzës teksa kontrollon ngado me armën në dorë.

Gjatë kohës që grabitësi merr topat me para, në derën e parë të pikës së këmbimit valutor shfaqet një grua, së cilës, sipas pamjeve të kamerës, njëra prej punonjësve ia bën me shenjë dhe ajo largohet menjëherë. E gjithë skena zgjat rreth 1 minutë e 20 sekonda. Grabitësi u largua qetësisht nga biznesi dhe me një biçikletë humbi gjurmët nëpër rrugica.

Policia e Tiranës vendosi 5 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që mund të japë informacion të vlefshëm për identifikimin e autorit. 

Të këshilluara

Arrestohet dhe femra e gojores me Gjicin

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Ka...

23:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI