Flash

Kush do të jetë Prigozhini i Ramës

Lapsi.al 25 June 2023
Kush do të jetë Prigozhini i Ramës

Rebelimi i trupave Wagner që tentuan të marshojnë drejt Moskës duke mbajtur në ankth kancelaritë më të rëndësishme të globit, është ilustrimi më i mirë se diktaturat mund të lëkunden nga frankeshtajnët që krijojnë vetë. Në të gjitha drejtimet Jevgeni Prigozhin ishte një prodhim i carit rus. Ish i dënuari me burg për 9 vite, i njohur me nofkën “kuzhinjeri i Putinit”, pati një ngritje të shpejtë me fillimin e shekullit të ri, duke pritur në restorantin e tij, së bashku me presidentin rus edhe Xhorxh Bushin apo Zhak Shirakun. Ai i shërbeu për një kohë të gjatë shefit të Kremlinit, si me fabrikat e trolleve që shpërndanin lajme të reme për të destabilizuar demokracitë perendimore, po ashtu dhe me mercenarët e Wagner, jo vetëm në Ukrahinë, por edhe në Siri, Mali apo gjetkë. Me paratë, mbështetjen dhe favoret që i jepte Putini ai arriti të ngrejë një perandori brenda perandorisë, që i shërbente Moskës për të bërë punët më të pista që shteti nuk i merrte dot përsipër.

Lexo me tej:

Kompromisi i Lukashenkos/ Zgjidhet kriza, Prigozhin arratiset drejt Bjellorusise 

Por, ashtu sikurse ndodh me të gjithë ata që banditizmin e kanë në gjak, prandaj nuk sillen dot si aparatçikët e zakonshëm kokëulur të diktaturave, pas vitesh të tëra shërbesash edhe Jevgeni Prigozhin, u rebelua. Ai shpalli se do të marshonte drejt Moskës me 35 mijë trupat e tij, për të çliruar popullin rus, duke akuzuar drejtuesit ushtarakë se po e përdornin për përfitime personale luftën në Ukrainë. Natyrisht, kronika tregoi se ai u tërhoq, të paktën përkohësisht, falë një negocimi të presidentit bjellorus, Lukashenko.

Por si frika që shfaqi regjimi i Kremlinit në orët e marshimit drejt Moskës, si dhe kushtet e turpshme të paqes, tregojnë se Putini ishte tejet i dobët, ndaj mostrës që lindi prej gjirit të tij. Ai i tërhoqi të gjitha akuzat penale për tradhëti ndaj Jevgeni Prigozhinit, i amnistoi të gjithë luftëtarët e tij, vetëm që rebelimi të shuhej. Eshtë paradoksale në dukje për një diktaturë, që në pozita force, të bëjë pakt me ata që e sfiduan në zemër të pushtetit të saj.

Por ka raste kur ndodh edhe kështu. Në regjime ku partitë politike luajnë vetëm rolin e fasadës, ku mediat dhe drejtësia janë nën zgjedhë, ku opozita luftohet, shkallmohet e shkërmoqet, rreziku mund të vijë vetëm nga sisteme paralele që ushqehen dhe rriten në mënyrë okulte brenda pushtetit personal të liderit. Faktet treguan se Putini i trembej më shumë një banditi të pasur dhe të armatosur si Jevgeni Prigozhin sesa asketizmit puritan dhe denoncimeve me fakte therrëse të Navalnit.

Wagner tradhton Putinin/ Rusia në prag të luftës civile

Natyrisht, në përmasa ekstremisht më të vogla dhe në rrethana tejet më qesharake, i njëjti skenar nuk mund të përjashtohet as në Shqipëri. Në dhjetë vite pushtet Edi Rama i’a ka dalë të shembë të gjitha themelet e një sistemi demokratik. Ai ka ndërtuar një pushtet personal të mbështetur mbi oligarkët me të cilët shkëmben favore financiare, kontrollon politikën dhe mediat dhe mbi botën e krimit që e ‘tolereon” në këmbim të rolit që luan në zgjedhje. Por, sado të nënshtruar të ngjajnë këta aleatë të rilindjes sot, ashtu sikurse dukej Jevgeni Prigozhin ndaj Putinit, ata kanë grumbulluar

aq shumë fuqi, para apo lidhje të nëndheshme, sa mund të shndërrohen në një rrezik për pushtetin personal të njishit. Disa përej tyre kanë sot imunitet juridik dhe mediatik po aq të madh se vetë Rama. Disa të tjerë kanë parti që për herë të parë e lanë pas me vota PS-në.

Pikat e rëndësishme që duhet të dini këtë mëngjes për puçin në Rusi 

Dhe në kushtet kur shumica e njerëzve janë nënshtruar, kur shoqëria civile është atrofizuar, kur opozita është masakruar, një puç brenda pallatit të së keqes nuk është i pamundur. Kur demokracia kthehet në fasadë dhe kur magjia ekuilibruese që ajo garanton asgjesohet, nuk përjashtohet që përmbysjet të ndodhin nga ndeshja mes bandave. Njësoj si sistemi i Putinit edhe ai i Edi Ramës është në fazën e prodhimit të frankenshtajnëve të vet. Prandaj përpos kuriozitetit, ajo që ndodhi në Rusi, duhet të na zgjojë kërshërinë si një skenar i mundëshëm për atë që ndoshta na pret.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Si mund ta ndihmojë Rama, Kurtin

Anullimi brutal i mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Prishtinës, në çastin e fundit, u shit si një klithmë dëshpërimi e Edi Ramës, për ta shpëtuar A...

15:57

Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën

Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të Nato-s dhe çlirimit të Kosovës nga represioni serb, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar përsëri për të g...

15:04

Povera Meloni, poveri noi

Përqafimi dhe puthja e papritur, gati invaduese, që kryeministri shqiptar i dha homologes italiane, Meloni, përpara kamerave në samitin e Moldavisë, përveç deba...

17:17

Sikur ta donte Kosovën sa Georgia Melonin

Kush e ka ndjekur prezantimin e Edi Ramës në skenën ndërkombëtare nuk e ka të vështirë të kuptojë se atë e llahtaris monotonia. Ai ka frikë nga të qenit i zakon...

13:57

Idiotët e dobishëm kundër Albinit

Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më banale të mundëshme, e kanë shndëruar një debat mbi ligjin, të drejtën dhe ekzistencën e një shteti funksi...

17:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI