Flash

Arrestimi i Gjicit/ VOA: SPAK heton nëse donin ta shantazhonin përmes videos

Lapsi.al 24 June 2023
Arrestimi i Gjicit/ VOA: SPAK heton nëse donin ta shantazhonin përmes

Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së shtunës. Ai akuzohet për korrupsion, me urdhër të Prokurorisë speciale për Krimin e organizuar dhe Korrupsionin. Hetimi ndaj tij nisi javën e shkuar menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij. Kjo e fundit po ashtu ka përfunduar ne arrest shtëpie, edhe ajo e dyshuar për korrupsion.

Gjici, i cili mori një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kukësit në zjedhjet e 14 majit, rezulton të jetë filmuar në zyrën e tij në datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, ai njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook si “një detyrim minimal” e duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Gjici e konsideroi ngjarjen një kurth të ngritur nga kundërshtarët politik, ndërsa shruajti se “fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.

Ai po ashtu, deklaroi se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Por kjo duket të ketë qenë një përpjekje për të shmangur pikërisht akuzën për të cilën ai u arrestua sot. Në fakt publikimi i plotë i videos, dëshmoi se pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai bisedon me gruan, për financimin nga ana e Bashkisë të një projekti të saj për sterilizimin e qenve të rrugës. Madje ai thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke i kërkuar të ndjekë praktikën për miratimin e projektit.

Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimin për të zbardhur të gjithë situatën, që nga arsyet e filmimit në zyrën e tij nga ana e gruas, publikimit, apo dhe nëse përmes videos, ka patur përpjekje për ta shantazhuar kryetarin e Bashkisë. VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI