Flash

Zgjedhjet e 29 korrikut/ Basha dhe Hani zyrtarisht në garë për të drejtuar PD

Lapsi.al 23 June 2023
Zgjedhjet e 29 korrikut/ Basha dhe Hani zyrtarisht në garë për

Pas më shumë se dy orë mbledhje, Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare ka miratuar mbrëmjen e së enjtes dy kandidaturat në garë për kreun e ri të PD.

Në njoftimin për media bëhet me dije se dy kandidatët janë Gjergj Hani dhe Lulzim Basha.

NJOFTIMI:

Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariati Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:

– Gjergj Tomor Hani

– Lulzim Xhelal Basha

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorganizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Të pranishëm në mbledhje ishin:

Enkelejd Alibeaj

Indrit Sefa

Fitim Zekthi

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Gazmend Koduzi

Xhemal Gjunkshi

Endri Hasa

Gentian Gaba

Jemin Gjana

Taulanda Jupi

Taulant Zeneli

Roland Bejko

Arber Agalliu

Në mbledhje morën pjesë online Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Agron Kapllanaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë ...

07:52

VIDEO/Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim...

12:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI