Flash

Zbulohet data e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës

Lapsi.al 23 June 2023
Zbulohet data e përsëritjes së zgjedhjeve në bashkinë e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka propozuar që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës të mbahen më 23 korrik. Data do të miratohet përfundimisht ditën e hënë kur edhe do të mbahet mbledhja e kryekomisonerit Ilirian Celibashi.

“Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, - thuhet në vendimin që ka bërë gati administrata e KQZ-së.

Ishte Kolegji Zgjedhor që vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut. Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.

Zgjedhje të reja do të mbahen edhe në bashkinë e Kukësit pas shkarkimit të Safet Gjicit, por data është ende pezull.

Këtë të premte Kolegji Zgjedhor vendosur rinumërim të votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Procesi do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ. Kolegji Zgjedhor e mori vendimin gjatë shqyrtimit të ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi. Këta kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas rinumërimit të këtyre kutive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI