Flash

Tronditet Franca/ Drogoi gruan e tij për 10 vite dhe i çoi në shtrat 83 burra

Lapsi.al 23 June 2023
Tronditet Franca/ Drogoi gruan e tij për 10 vite dhe i çoi në

Një ngjarje mjaft e rëndë e zbuluar së fundmi ka tronditur Francën. Një burrë 51-vjeçar i identifikuar me pseudonimin Dominique nga Mazan, një provincë afër Avignon, u akuzua për drogimin e gruas së tij për të paktën 10 vite me radhë. Më pas ai do të filmonte të paktën 83 burra që e përdhunonin atë. Gruaja e tij, tashmë 50-vjeçe me pseudonimin Françoise ka pësuar gjithsej 92 akte dhune të regjistruara nga bashkëshorti i saj midis viteve 2010 dhe 2020.

Siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” dhe francezja “Le Figaro”, burri dyshohet se e drogoi gruan e tij me Lorazepam, një anksiolitik i familjes së benzodiazepinave me veti të forta qetësuese. Përbërësi dyshohet se i hidhej gruas në ushqim gjatë vakteve, përpara se ai të ftonte përdhunuesit të hynin brenda.

Dominique ishte një emër i njohur për policinë, e cila e arrestoi në vitin 2020 për filmimin e minifundeve të klientëve të një supermarketi pranë Carpentras. Nga një kontroll që iu bë më pas në shtëpinë e tij në Provence, policia gjeti dhjetëra video në një USB, brenda një skedari të quajtur "ABUSES".

Burri dyshohet se ka kryer një rekrutim të agresorëve të ndryshëm në një forum online në frëngjisht kushtuar dhunës pa dijeninë e partnerëve të quajtur à son insu (fjalë për fjalë, "pa dijeninë e tij"). Që nga viti 2021, 33 nga 83 përdhunuesit e identifikuar nga policia franceze janë arrestuar tashmë. Sipas hetuesve, burrat "duhet ta kenë ditur se gruaja ishte droguar", duke sqaruar se "Dominique nuk i kërcënoi kurrë dhe secili prej tyre ishte i lirë të ndalonte veprimet e tij dhe të largohej". Disa nga sulmuesit hynë në shtëpinë e çiftit në më shumë se një rast.

Sipas kanalit televiziv francez France3, Dominique përballet me 20 vjet burg për akuza të shumta, duke përfshirë agresion dhe përdhunim. 83 agresorët e arrestuar, të gjithë persona nga mosha 24 deri deri në 71 vjeç, akuzohen për përdhunim. Disa nga avokatët mbrojtës argumentojnë se personat e akuzuar për përdhunim ishin të pavëmendshëm. Sipas tyre ata nuk ishin në dijeni të faktit që gruaja nuk pranonte, duke menduar se ishte gjithçka ishte e organizuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI