Flash

Salianji: Lulzim Basha do që të jetë ministër i Ramës

Lapsi.al 23 June 2023
Salianji: Lulzim Basha do që të jetë ministër i Ramës

‘Lulzim Basha po synon që të bëhet pjesë e Qeverisë Rama’. Kështu deklaroi ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuar në ‘Top Talk’.

Ai deklaroi se Basha do të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre, si dhe shtoi se sipas tij, qëllimi i vetëm i Bashës është të krijojë një grup parlamentar prej shtatë deputetësh, dhe të bëhet më vonë pjesë e qeverisë.

“Partia e vulës nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera apo t’i shërbejë me votë Edi Ramës. Kjo ka për të ndodhur dhe besoj që dialektika politike do të çojë që e gjithë pjesa tjetër e deputetëve të bashkohet me shumicën. Unë do e respektoja nëse do të kishte ambicje se ka qenë në politikë e të bënte një parti të re, një politikan që bën çdo përpjekje për tu ngjitur pas karriges, që ka dështuar ën të gjitha çfarë ka të bëje me aksionet politike në 10 vite që ka drejtuar partinë më të madhe.

Një njeri që i ka bashkuar dhe ka hyrë në qeveri me Edi Ramës e a hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër e të emërojë ministra me Edi Ramës. Unë nuk kam fakte të drejtëpërdrejta por kam këto që janë publike. Unë nuk mund të akuzoj që është i blerë apo i shitur por po them aksioni politik që po prodhon i shërben në mënyrë të drejtëpërdrejtë qeverisë e Edi Ramës dhe qëndrimet publike janë më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë. Në këto kushte duket se ka një tentativë për tu bashkuar me qeverinë apo për të konkurruar me zonjën Spiropali apo ku di unë kush është aty në qeveri për tu bërë ministër i Ramës, kjo është e dukshme.

Një politikan duhet të ketë dinjitetin, kur del e thotë sot në 10 vite unë nuk kam qenë vetja por më ka komanduar ky tjetri ndërkohë për dhjetë vite ka thënë se vendimet i marr unë. Tani pas dhjetë vitesh ai thotë që kam qenë pupaci i atij tjetrit. Që këtu a ka më besueshmëri, a ka politikë më të vjetër se të duash të ngjitesh pas karriges e të duash ta marrësh me zor. Të bësh çdo marifet dhe hile për të qëndruar aty zvarrë.”- tha Salianji./TCH

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI