Flash

Rama "ngrin" Ballkanin e Hapur deri në lirimin e 3 policëve

Lapsi.al 23 June 2023
Rama "ngrin" Ballkanin e Hapur deri në lirimin e 3 policëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se i vetmi raport me Serbinë do të jetë ai që lidhet me lirimin e 3 policëve kosovarë që po mbahen në burgjet serbe.

Ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë takim për Ballkanin e Hapur apo marredhenive te tjera derisa Beogradi te liroje pa kushte 3 policet.

“Nuk ka takim për Ballkanin e Hapur, duhet të lirohen tre policët e marrur peng”– u shpreh Rama.

Kryeministri i cilësoi si lajthitje shtetërore nga ana e Serbisë mbajtjen në burg të policëve kosovarë.

Serbia se njeh fare atë kufi tani, ca kuptimi ka tani? Kjo është lajthitje shtetërore. Është pasojë e një fakti dhe prandaj në raport me ditën e djeshme edhe aleatëve ja kam bërë të qartë, pa u liruar ata të tre është e kotë që të bëhet ndonjë gjë. Unë nuk jam i ëmbël me Albinin por do bëja të njëjtën gjë.

Se është e papranueshme fare. S’janë 3 njerëz që i kanë kapur se kanë bërë krime siç janë ata që janë kapur në Kosovë. Janë 3 efektivë policie që janë kapur se pse ka kaluar një vijë kufiri që është e paqartë se ku ndodhen. Po pastaj, çfarë bën atje? Çdo komunikim me Serbinë do të jetë lironi 3 policët. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni.”- thotë Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI