Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lapsi.al 23 June 2023
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore duke gjeneruar shira të izoluara në ekstremin Verior si edhe në Verilidje të territorit.

Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Republika e Kosovës

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore Afrikane ndonëse në periferi; republika e Kosovës duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e kosovës por pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri. Gjatë natës në shumë zona të Kosovës do të këtë edhe shkarkesa elektrike.

Maqedonia e Veriut

MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 33 gradë C.

Evropa

Europa Veriore dhe pjesërisht Ballkani do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen Alpet Europiane. Përsa i përket, gadishullit Iberik, ishujt Britanikë, brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

 

Të këshilluara

VIDEO/Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim...

12:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI