Flash

Paralajmërimi i Policisë së Shtetit: Kujdes nëse ju vjen ky mesazh në e-mailin tuaj!

Lapsi.al 23 June 2023
Paralajmërimi i Policisë së Shtetit: Kujdes nëse ju vjen ky

Një mesazh në emër të drejtuesve të Policisë i është dërguar disa qytetarëve përgjatë këtyre ditëve me synimin për të mashtruar persona fizikë dhe juridikë, në këmbim të shumave monetare. Pikërisht ky mesazh ngriti në këmbë Policinë e Shtetit e cila nisi hetimet.

Në një reagim ajo sqaroi se janë parandaluar mashtrime kompjuterike dhe dëme të mëdha financiare.

Po ashtu policia i bën thirrje qytetarëve që nëse hasin një problematikë të tillë të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike.

Njoftimi i policisë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:

Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.

Të këshilluara

Moti bën kthesën e papritur në fundjavë

Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshm...

17:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI