Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Lehtësimi për bizneset/ Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet paga minimale

Lapsi.al 23 June 2023
Lehtësimi për bizneset/ Paga maksimale do rritet në vlerë aq

Një propozim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) pritet që të lehtësojë ndjeshëm punëdhënësit dhe punëmarrësit, që i paguajnë sigurimet në bazë të pagës maksimale, pasi rritja e pagës minimale do të shoqërohet me një rritje shumë më të ulët sesa deri tani të pagës maksimale.

Në mbledhjen e fundit të datës 21 qershor, Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit:

Në nenin 10, “Masa e kontributeve”, bëhen shtesat e mëposhtme:

  1. Pas fjalisë së tretë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.”.

Deri tani, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale. Psh, kur paga minimale nga 1 prilli u rrit nga 34 mijë lekë40 mijë lekë, apo me 17.6%, paga maksimale, që ishte deri në fund të marsit 149,954 lekë u rrit me po me 17.6%, duke arritur në 176,416 lekë.

Pra, ndërsa paga minimale në vlerë u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit

Ndërsa me propozimin e ri, nëse paga minimale rritet me 5 mijë lekë, po me 5 mijë lekë që do të rritet dhe ajo maksimale.

Astrit Hado, drejtor i ISSH-së tha për Monitor se propozimi u bë pasi rritja në mënyrë agresive e pagës minimale dhe çdo rritje e ardhshme pagës minimale e rriste shumë dhe pagën maksimale.

P.sh., kur paga minimale të shkojë 45 mijë lekë vitin e ardhshëm, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale sipas ligjit aktual pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë.

Duke pasur parasysh se rritja e pagës minimale pritet të vazhdojë Hado tha se “kemi propozuar ta bëjmë me vlerë absolute deri në një vit të caktuar”.

Pra kur paga minimale nga 40 mijë lekë të bëhet 45 mijë lekë, paga maksimale do të rritet me vetëm 5 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që do të shtohej nëse do të vazhdohej me formulën e vjetër.

Kur do të hyjë në fuqi?!

Nga 1 prilli, bizneset kanë paguar sigurimet e punonjësve për pagën maksimale prej 176,416 lekë. Ndonëse vendimi i qeverisë parashikon se ndryshimi ligjor i shtrin efektet nga 1 prilli 2023, Hado thotë se propozimi i tyre ishte bërë që në shkurt, me shpresë që do të miratohej deri në 1 prill.

Tashmë ndryshimi ligjor do të kalojë në komisionet parlamentare dhe shpresohet që të miratohet në Kuvend deri në datën 31 korrik. Si rrjedhojë duhet e vështirë që ligji të ketë efekte prapavepruese dhe me shumë mundësi do të hyjë në fuqi në momentin që do të bëhet rritja e ardhshme e pagës minimale.

Deri në fund të marsit, sipas të dhënave nga tatimet kishte 23,862 të punësuar, që paguanin sigurime për pagën maksimale prej 149,954 lekë. Hado thotë se ky numër u ul pas rritjes së pagës maksimale, por pritet të shtohet sërish pas ndryshimeve të pagave në administratën shtetërore./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI