Flash

Merrte lekë për provimet, shpallet në kërkim rektorja e Universitetit të Shkodrës

Lapsi.al 23 June 2023
Merrte lekë për provimet, shpallet në kërkim rektorja e

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, e cila është pezulluar nga detyra, mësohet se është shpallur në kërkim. Vendimi vjen pas denoncimit të fenomenit të mitmarrjes në këtë universitet. Në këtë proces ishte e përfshirë edhe vetë rektorja.

Rektorja Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej, që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degë, merrnin para nga studentët për të kaluar në provime. Për këtë rast u referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Donalda Laçej, 36-vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Njoftimi nga ana e policisë

DVP Shkodër

Morën para për të favorizuar nëpërmjet notave studentët, shpallet në kërkim rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe procedohet penalisht një pedagoge e këtij universiteti. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që mund të hasin në vijim, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë ...

07:52

VIDEO/Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim...

12:07

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI