Flash

Manjani: Mbajtja në burg e Belerit, anti ligjore

Lapsi.al 23 June 2023
Manjani: Mbajtja në burg e Belerit, anti ligjore

Juristi Ylli Manjani, ish ministër i Drejtësisë, ka reaguar sot për mbajtjen në burg të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit dhe në dhunim të plotë të Kushtetutës.

Duke marrë shka nga një konferencë shtypi e kryeministrit Rama, Manjani i ka kërkuar atij se përpara se të kërkojë Vuçiçit lirimin e tre policëve të Kosovës, të lejojë të zgjedhurin e Himarës të shkojë në zyrë duke respektuar vendimin e popullit.

Manjani gjithashtu ka evidentuar se paraburgimi i Belerit po sajohet me dëshmi penaliteti fallco. Në fakt, dëshmia e penalitetit që i referohet Manjani, i majit 2023 e nxjerr Belerin të dënuar, ndërkohë që nga një verifikim i thjeshtë në e- albania, rezulton krejt ndryshe. (fotot poshtë)

Reagimi i plotë i Manjanit:

Lëri policët e Kosovës që ka arrestuar Vuçiçi, po lejo të zgjedhurin e Himarës të shkojë në zyrë, o zotni! Rrespekto pa kushte vullnetin e popullit tënd njëherë, pastaj jep mend për punët e të tjerëve.

Fredi Beleri mbahet në paraburgim pa asnjë argument bindës dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e shkruara të këtij shteti.Mbahet në paraburgim me sajesa policësh të qeverisë dhe së fundi edhe me dëshmi penaliteti fallco.

Mbahet në paraburgim në dhunim të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, të Lirive e të drejtave themelore dhe gjithashtu të parimit Europian të autonomisë vendore. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI