Flash

Libri për të gjithë të dashuruarit me macet

Lapsi.al 23 June 2023
Libri për të gjithë të dashuruarit me macet

Libri me një fjali

Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Aleni, djali i vetëm dhe i përkëdhelur i një familjeje të pasur borgjeze, ka një mace shumë të bukur, Sahën, me të cilën ka një lidhje thuajse në simbiozë.

Ndonëse vendos të martohet me Kamilën, një vajzë të hijshme dhe tepër moderne, Alenin e shqetëson shumë ideja se do të lërë shtëpinë e lindjes e mbi të gjitha macen e tij të adhuruar. Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën. Se çfarë përfaqëson kjo mace, ngrohtësinë e fëmijërisë së humbur përgjithmonë, ëndrrën e një lidhjeje të përsosur për një burrë të brishtë dhe të papërmbushur, apo simbolin, lehtësisht shqetësues, për pamundësinë për të qenë normalë, autorja ia lë lexuesit ta vendosë. Sepse, në të vërtetë, thuajse në çdo shtëpi, endet një mace apo një fantazmë e ngjashme me të. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.

Kritika

Një kryevepër arti, lakonizmi dhe përsosmërie klasike, plot me të vërteta, poezi e mençuri.- Edmond Jaloux (shkrimtar i njohur francez)

Colette di si të shkruajë dhe “Macja” është kryevepra e saj. Ndoshta s’do ta tronditë gjendjen njerëzore, por është një dhuratë e vogël e përkryer, një xhevahir i vogël i letërsisë franceze. - CritiqueLibres

I konsideruar vepra më e plotë në karrierën e saj, subjekti ka gjithçka të një vodëvili: një grua është xheloze për “të dashurën” e të shoqit, një mace. - LesEchos

Colette i bën nderimet “maces së jetës së saj”, shpirtit të saj binjak, duke i kushtuar një libër, në të cilin i jep një personalitet kompleks dhe joshës. - Littérature

Titulli: MACJA

Titulli në origjinal: La Chatte

Autor: Collette

Përktheu: Edmond Tupja

Zhanri: Novelë

Data e botimit: qershor 2023

Numri i faqeve: 128

Çmimi: 800 lekë

ISBN: 978-9928-371-54-6

Të këshilluara

Mark Zuckerberg pranon sfidën e Elon Musk

Mark Zuckerberg  ka pranuar një sfidë nga Elon Musk për t'u përballur në një ndeshje. Kjo ndeshje e pamundur është rezultat i rritjes së tensioneve midis...

16:02

Incident në koncertin e Louis Tomlinson

Koncerti i Louis Tomlinson në Amfiteatrin Red Rocks të Kolorados u desh të anulohej në minutën e fundit për shkak të një stuhie të fortë breshëri. Rreth orës...

14:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI