Flash

Kreu i ushtrisë serbe: Nëse marrim urdhër nga Vuçiç, gati të përmbushim detyrimet

Lapsi.al 23 June 2023
Kreu i ushtrisë serbe: Nëse marrim urdhër nga

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha sot (23 qershor) se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.

“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviç në një deklaratë për median.

Gjithashtu shtoi se ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara nëse merr urdhër nga komandanti i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të kryejë plotësisht të gjitha detyrat.

“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, vijoi më tej Mojsilloviç. Sot Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviç, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 26 maji, kur policia asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të hynin në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI