Flash

Kandidati për kryeministër në 2025/ Berisha: Jam afër me Gaz Bardhin...

Lapsi.al 23 June 2023
Kandidati për kryeministër në 2025/ Berisha: Jam afër me Gaz

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se qëndrimet e tij dhe të Gazment Bardhit sa i përket kandidatit të opozitës për kryeministër janë pranë njëra-tjetrës.

I pyetur mbi qëndrimet e Bardhit se nuk bashkohet me Berishën nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, Berisha tha se nëse PD del fituese, kandidati për kryeministër do të dalë nga primaret e demokratëve.

Bardhi deklaroi se me Sali Berishën kandidat për kryeministër në 2025 nuk do ti bashkohet grupit tuaj. Do të jeni kandidat në 2025 apo mund të nxirrni një kandidat tjetër?

Nuk jemi larg me Gazin në këtë rast. Unë kam deklaruar se edhe pasi të fitojë zgjedhjet PD, do ketë votim primaresh për kryeministër. Nëse shqiptarët votojnë masivisht Sali Berishën për kryeministër, çdo demokrat do ti nënshtrohet votës. Por këtë detyrim e ka Sali Berisha, do ketë një votë për kryeministër. Do të ketë votë për kryeministrin. Asnjeri nuk mund ta kundërshtojë votën masive për mua, ta zëmë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI