Sipas James, profesionistët i thanë Rushit se zhytësja e tij ishte "shumë eksperimentale për të transportuar pasagjerë" dhe se duhej të "çertifikohej" më tej përpara se të çonte njerëzit në fundin e oqeanit. Megjithatë, të dielën, Rush, së bashku me katër aventurierë të tjerë të pasur,humbën pasi nisi udhëtimin e tij gati 2.4 milje në fund të oqeanit për të parë rrënojat e Titanikut. Pesë personat që vdiqën gjatë udhëtimit ishin Rush, 61 vjeç, Hamish Harding, 58 vjeç, Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç, Shanzada Dawood, 48 vjeç dhe djali i tij Sulaiman Dawood, 19 vjeç.