Flash

Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës, 35 të arrestuar në disa shtete të BE-së

Lapsi.al 23 June 2023
Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës, 35 të arrestuar

Një megaoperacion kundër një organizate kriminale shqiptare është realizuar me koordinim të Eurojust dhe pjesëmarrjen e 600 policëve në Itali, Gjermani dhe Holandë.

Autoritetet policore të Bashkimit Europian bëjnë me dije se janë ekzekutuar 35 masa arresti në shtete të ndryshme dhe pjesa më e madhe e tyre janë shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shqiptarë që operonte në këto tre shtete duke importuar sasi të mëdha të drogërave të forta. Për një periudhë një vjeçare nga viti 2020 deri në 2021, kjo organizatë është përgjegjëse për importimin e 1 ton kokaine nga Amerika Latine, që nëse do të ishte hedhur në treg, do të kapte vlerën e 1 miliard eurove.

Gjithashtu anëtarët e organizatës ishin identifikuar si persona tepër të dhunshëm, të cilët merrnin peng persona në këmbim të rryshfetit si dhe aplikonin torturën, raporton Eurojust.

Identitetet e personave të arrestuar nga kontrollet në 55 banesa dhe objekte të ndryshme, nuk janë bërë të ditur.

Të këshilluara

Moti bën kthesën e papritur në fundjavë

Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshm...

17:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI