Flash

Berisha: Rama në marrëveshje me Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Lapsi.al 23 June 2023
Berisha: Rama në marrëveshje me Vuçiç për ndarjen e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, sa i takon qëndrimeve të këtij të fundit për situatën në Kosovë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Berisha thekson se Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, ndërsa tregon prapaskenën se kryeministri po tenton që të shpëtojë nga afera McGonigal.

REAGIMI I BERISHËS

Rama u bie brirëve të luftës, për të shpëtuar nga afera McGonigal. Prej dy javësh, pas tensioneve në veriun e Kosovës, Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, dukë dëshmuar se njëlloj si padroni i tij, Vuçiç ai de fakto nuk njeh Republikën e Pavarur të Kosovës. Ai del çdo ditë me deklarata që ndjell luftë dhe sulmon, Albin Kurtin.

Një ditë paralajmëron kthimin e Kosovës në kohën e bronzit, ditën tjetër Republikën e KFOR-it, ndërsa sot flet për Donbasin a Ballkanit. Të gjitha këto qëndrime dhe fantazi me luftë, kohë bronzi dhe Donbasi kanë në bazë proceset e pakotrolluara të përroit të tij psikik të lidhura direkt me urdhrat që merr nga padroni i tij, Vuçiç marrëveshja e tyre për ndarjen e Kosovës. Por ato padyshim janë të lidhura edhe me tmerrin pa fund, që përjeton nga hetimi i hapur penal ndaj tij në Uashington, për çështjen e tmerrshme McGonigal.

Duke dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale të argatit të Vuçiçit, në punët e brendshme të Kosovës, injorimin me këto qëndrime anti-shqiptare të Pavarësisë së Kosovës dhe duke dënuar me ashpërsi klithmat e tij histerike, për kohë bronzi, lufte, konflikte Donbasi etj… i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këto qëndrime të Edi Ramës me të cilat vetëm sa kontribuon në përkeqësimin e situatës dhe fsheh situatën e tij të rrënuar personale. sb

Të këshilluara

Moti bën kthesën e papritur në fundjavë

Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshm...

17:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI