Flash

Video/ Dalin pamjet e arrestimit të serbit nga forcat speciale të Kosovës

Lapsi.al 23 June 2023
Video/ Dalin pamjet e arrestimit të serbit nga forcat speciale të

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas serb të dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj trupave të KFOR-it në 29 maj në veri të Kosovës.

Mësohet se shtetasi i njohur me nofkën “Rusi” është shoqëruar nga autoritetet pas sigurimit të dëshmive se ai ka qenë pjesë e protestuesve që kanë ushtruar dhunë fizike kundrejt ushtarëve të KFOR. Më poshtë janë momentet e ndërhyrjes së forcave speciale për prangosjen e tij.

[video width="506" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/Arrestimi-i-rusit.mp4"][/video]

“Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, N.O, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Sakaq, Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI