Flash

Rama: Pa u liruar 3 policët kosovarë nuk ka përparim

Lapsi.al 22 June 2023
Rama: Pa u liruar 3 policët kosovarë nuk ka përparim
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një reagim pas dështimit të takimeve të shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se fillimisht duhen liruar 3 policët dhe më pas duhet të ketë një tjetër angazhim të Francës dhe Gjermanisë për të qetësuar situatën. “Pa u larguar 3 djemtë shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë në radhë të parë: LIRO 3 POLICËT!” – shkroi Rama në Twitter. Këtë të enjte pati një seri takimesh në Bruksel. Pas tyre Borrell tha se ishte folur për zgjidhjet, por palët janë ende larg marrëveshjes. Borrell tha se kishte kërkuar që të liroheshin 3 policët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI