Flash

Kelly Clarkson tregon pasojat e divorcit: Nuk mund të flisja

Lapsi.al 22 June 2023
Kelly Clarkson tregon pasojat e divorcit: Nuk mund të flisja

Kelly Clarkson tregoi se divorci i saj nga Brandon Blackstock ishte shumë  i vështirë sesa mendonte.

“Thjesht për të qenë brutalisht e sinqertë, nuk e trajtova mirë divorcin”, tha këngëtarja e “Stronger” Zane Lowe gjatë një interviste në Apple Music. “Nuk e di se si njerëzit e kalojnë një gjë të tillë sepse nuk mund të them se unë e kalova shumë mirë.” Kelly, e cila paraqiti kërkesën për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vjet martese, kujtoi "se qau aq shumë pas ndarjes sa ajo "as që mund të fliste". Për këtë, ajo fajësoi “zakonet jo të shëndetshme” të saj gjatë martesës, duke thënë se ato ia shtuan edhe hidhërimin.

Ndërsa nuk e përmendi drejtpërdrejt Blackstock-un,artistja  vuri në dukje se zakonet e mësuara nga edukimi i saj fetar ndonjëherë do ta shtynin atë të vendoste nevojat e dikujt tjetër para të sajat. "Kjo nuk më shërbeu aq mirë, me sa duket, në një marrëdhënie," tha ajo, duke shtuar, "Kishte thjesht shumë zakone të pashëndetshme që njihni ose zakone që i kuptoni që nuk i keni parë më parë.”

Clarkson dhe Blackstock – të cilët kanë vajzën River Rose, 9 vjeç dhe djalin Remington, 7 vjeç – patën një divorc të zgjatur që përfundimisht u zgjidh në mars 2022 pas dy vitesh beteja gjyqësore. Në korrik 2021, fituesja e "American Idol" u urdhërua t'i paguante ish-bashkëshortit të saj afro 200,000 dollarë mbështetje mujore për të dhe fëmijët.

Të këshilluara

Bebe Rexha rikthehet në skenë pas incidentit

Bebe Rexha është rikthyer në skenë për herë të parë që kur një fans i hodhi një telefon në fytyrë gjatë një koncerti. Këngëtarja 33-vjeçare u godit në fytyrë...

10:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI