Flash

GJKKO lë në burg sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

Lapsi.al 22 June 2023
GJKKO lë në burg sekretaren e Ministrisë së

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto.

Gjithashtu pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve do vijojë të qëndrojë edhe Laureta Sheto.

Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit të zyrtarëve të larte shteteror. Nga hetimet ka rezultuar se sekretarja ka përfituar një shumë prej 330 mijë lekëve për një procedurë tenderimi. Sipas SPAK, shuma prej 330 mijë Lekësh është dhënë si rryshfet nga Administratori Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar na mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt Loti i 1.

Fondi limit i këtij tenderi mësohet të ketë qenë 805 mijë lekë. Hetimet kanë zbuluar se shuma e parave fillimisht i është dhënë inxhinierit Silvi Shehi në banesën e Topit, dhe më pas ia ka dërguar Laura Shetos, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me sekretaren e ministrisë.

Dy përfaqësuesit e kompanisë, akuzohen për “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Shuma e parave u gjet në zyrën e sekretares, menjëherë pas arrestimit nga policia. Dy zyrtaret që u ndaluan të premten Joana Duro dhe Laura Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

SPAK sqaroi se hetimet nisen mbi bazën e informacioneve te siguruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila mori pjesë edhe ne arrestim, bashkë me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Të këshilluara

VIDEO/Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim...

12:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI