Flash

"Wednesday" seriali më i ndjekur në Netflix

Lapsi.al 21 June 2023
"Wednesday" seriali më i ndjekur në Netflix

‘Wednesday’ ka ka lënë pas sezonin e katërt të ‘Stranger Things’ si seriali më i ndjekur në gjuhën angleze në Netflix. Që nga viti 2021, Netflix ka përpiluar listën e saj ‘Top 10’ sipas numrit total të orëve të shikuara për shfaqje televizive dhe filma.

Megjithatë, gjigandi i transmetimit ka ndryshuar mënyrën se si e përcakton përmbajtjen e tij më të njohur. Tani, kohëzgjatja e shfaqjes ose filmit do të merret parasysh, me titujt e njohur të vlerësuar nga pikëpamjet e tyre dhe jo nga numri i orëve të shikuara.

Si rezultat, ‘Wednesday’ e Tim Burton ka kaluar sezonin e katërt të ‘Stranger Things’, i cili ka përfituar më parë nga koha e tij e transmetimit 13-orëshe me 1,838 miliardë orë shikime.

Ndërsa ‘Wednesday’ gjeneroi 1.718 miliardë orë shikime.

Duke qenë se seriali i luajtur nga aktorja e njohur Jenna Ortega është shumë më i shkurtër se shfaqja fantastiko-shkencore e Duffer Brothers, nëse ndahet me kohën e shfaqjes, seriali bëhet titulli më i popullarizuar, pasi Wednesday ka 252 milionë shikime. Ndërkohë ‘Stranger Things’ ka vetëm 140 milionë.

Megjithatë, pavarësisht llogaritjeve të reja të Netflix, Squid Game është ende seriali më i njohur ndonjëherë.

Të këshilluara

Aaron Taylor-Johnson, pjesë e "Spider-Man"

Aaron Taylor-Johnson po bëhet një tjetër personazh i librit komik. Aktorët e The Kick-Ass dhe Avengers: Age of Ultron luajnë në trailerin e parë të Kraven th...

14:55

Ndahet nga jeta aktori Paxton Whitehead

Aktori Paxton Whitehead ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare. Djali i tij Charles i tha Hollywood Reporter se ai vdiiq në një spital në Virxhinia. Roli më i...

14:38

Avril Lavinge dhe Tyga i japin fund lidhjes

Reperi Tyga dhe këngëtarja Avril Lavigne i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër muajsh. TMZ raporton se çifti janë ndarë në fillim të qershorit dhe dhe ...

14:22

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI