Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Vajza e VIDEO-skandalit Gjici: Dëshmova në SPAK! Jam e pambrojtur, e braktisur

Lapsi.al 21 June 2023
Vajza e VIDEO-skandalit Gjici: Dëshmova në SPAK! Jam e pambrojtur, e

Vajza, e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet pas bërjes publike të videos.

Në një pronocim të saj për CNA.al ajo tha se tashmë situata për të ishte mjaft e rëndë dhe ndihej e traumatizuar edhe për faktin se shteti e kishte braktisur dhe ajo ishte lënë pa mbrojtje.

Sipas Almës, ajo kishte shkuar në zyrë për të kërkuar ndihmë, por siç ndodh rëndom në institucionet shqiptare, shumica e zyrtarëve nuk të ndihmojnë dhe nuk të bëjnë punë pa të çuar më parë në shtrat. Sipas Almës, publikimi i videos i ka sjellë shumë pasoja.

Ajo ndihet e traumatizuar dhe ngre një apel për shtetin, i cili në fakt e kishte braktisur dhe e kishte lënë pa mbrojtje dhe ishte e rrezikuar.

Nga ana tjetër, Alma tha se shqetësim të madh kishte djalin e saj 12 vjeç, i cili bullizohej nga njerëzit e tjerë dhe ai është një fëmijë që nuk di asgjë dhe nuk kupton, thjesht dhe vetëm vuan pasojat e atij video-skandali.

‘Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar.’

Kjo është ajo që Alma K. ka thënë për CNA.al, ku duket se tashmë dalja e një videoje disa ditë më parë, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve, nuk ka kaluar pa pasoja dhe duket se vetë viktima ka nevojë për mbështetjen e shtetit, për t'u marrë në mbrojtje, pasi ajo ngjarje e rëndë mund t'i shkaktojë jo pak pasoja Alma K. dhe djalit të saj 12-vjeçar./ CNA.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI