Flash

The Weeknd reagon ndaj kritikave për The Idol

Lapsi.al 21 June 2023
The Weeknd reagon ndaj kritikave për The Idol

Abel "The Weeknd" Tesfaye ka reaguar sërish ndaj komenteve negative për serialin e tij të HBO, "The Idol". Këngëtari, i cili bashkëkrijoi shfaqjen me Reza Fahim dhe regjisorin e "Euphoria", Sam Levinson, pohoi se ai "e priste" reagimin e shikuesve.

“Ne po luajmë me zhanret në këtë shfaqje, po bëjmë pikërisht atë që donim të bënim”, tha ai për Variety në një intervistë të botuar të martën. “Dhe asnjë nga këto nuk është surprizë. Jam i emocionuar që të gjithë të shikojnë pjesën tjetër të shfaqjes.” Fituesi i Grammy-t luan përballë Lily-Rose Depp në dramën e diskutueshme rreth yllit të trazuar të pop-it Jocelyn, e cila përfshihet me Tedros, një pronar klubi nate.

Artisti shpjegoi se një nga qëllimet e tij për serialin ishte t'u jepte njerëzve një perspektivë të ndryshme për famën. “Është pothuajse edukative, se kjo është ajo që vjen me të qenit tepër i famshëm. Jeni të rrethuar nga njerëz që nuk jeni të sigurt se cilat janë qëllimet e tyre të vërteta, edhe nëse duket sikur janë të mirë. Thjesht nuk e dini kurrë”, tha ai për median. “Por sigurisht, kam qenë shumë me fat që kam rreth meje njerëz që i kam njohur pothuajse gjatë gjithë jetës sime, gjë që është e rëndësishme dhe është një dhuratë.”

Pas premierës së shfaqjes më 4 qershor, The Weeknd u kritikua për performancën e tij "komike të keqe". Ndërkohë, Variety i përshkroi aftësitë e tij të aktrimit si "inekzistente". “The Idol” është dëmtuar gjithashtu me akuza për “fantazi përdh*nimi” dhe është kritikuar për lakuriqësi të tepruar dhe skena grafike se*si./Lapsi.al

Të këshilluara

Bebe Rexha rikthehet në skenë pas incidentit

Bebe Rexha konfirmoi se do të vazhdojë turneun e saj  siç ishte planifikuar të martën – pasi një fans hodhi një celular në fytyrën e saj në New York City. “E...

14:23

Britney Spears bën paqe me motrën e saj

Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ajo ka vizituar motrën e saj Jamie Lynn Spears pas grindjes së tyre të ashpër. Përmes Instagram, krijuesja e hitit "To...

13:48

"Wednesday" seriali më i ndjekur në Netflix

‘Wednesday’ ka ka lënë pas sezonin e katërt të ‘Stranger Things’ si seriali më i ndjekur në gjuhën angleze në Netflix. Që nga viti 2021, Netflix ka përpiluar li...

11:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI