Flash

Detaje/ Pas videos erotike me Gjicin, Alma.K pritet të merret në mbrojtje

Lapsi.al 21 June 2023
Detaje/ Pas videos erotike me Gjicin, Alma.K pritet të merret në

Fakte dhe të dhëna të reja dalin nga skandali në bashkinë e Kukësit, e cila prej disa ditësh është në valën e sulmeve të opinionit publik pas publikimit të videos seksuale të Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Mësohet se Alma K., vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërsa sipas “Ora News”, asaj i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të saj, me qëllim ekzaminimin e bisedave të Alma K.,në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje. E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma K., në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës. Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Po ashtu, pritet të merret në pyetje edhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës. Kjo pasi në ditën e betimit të Gjicit, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë Kukës, mes tij dhe Cengut ka pasur një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese, e gjitha e diskutuar para anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cengut se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast. Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë t‘i bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do të dilte një video komprometuese me përmbajtje seksuale. Çka tregon se ka qenë në dijeni të video-filmimit. Ndaj në hetim ka përfunduar edhe ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI