Flash

Kievi zmbraps një sulm ‘masiv’ me dronë

Lapsi.al 20 June 2023
Kievi zmbraps një sulm ‘masiv’ me dronë

Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë natës. Guvernatori rajonal i Kievit tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar rreth 20 dronë të prodhimit iranian.

“Edhe një sulm masiv ndaj kryeqytetit. Këtë herë armiku përdori dronë, që sipas informacioneve preliminare, ishin të llojit Shahed”, shkroi në Telegram guvernatori Sehiy Popko.

Ai shtoi se ky ishte sulmi i parë ndaj Kievit në 18 ditët e fundit. Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme.

Gjatë natës, cak i sulmeve ajrore ruse ishin edhe rajonet e Zaporizhjës dhe Lvivit. Zyrtarët thanë se në Lviv është goditur infrastrukturë kritike. Në Zaporizhja, cak i sulmeve ishin linjat e komunikimit, firmat, por edhe zonat e banuara, tha shefi i administratës rajonale ushtarake në Zaporizhja, Yuri Malashko.

Në këto dy rajone nuk raportohet për viktima.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se gjatë natës së 20 qershorit, Rusia ka nisur sulme masive ajrore ndaj Ukrainës. Sipas shtabit, Moska ka lëshuar 30 dronë Shahed, 28 prej të cilave janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

“Po ashtu, shtatë raketa S-300 janë përdorur nga pushtuesit në Zaporizhja dhe zonën përreth”, u tha në raportin ditor të ushtrisë ukrainase.

Që nga fillimi i majit, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë, veçmas ndaj Kievit, duke përdorur raketa dhe dronë./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI