Flash

Twitter paditet për shkelje të të drejtave të autorit

Lapsi.al 19 June 2023
Twitter paditet për shkelje të të drejtave të autorit

Një grup prej 17 botuesish muzikor në SHBA ka paditur Twitter, duke pretenduar se platforma ka mundësuar shkelje të të drejtave të autorit që përfshinin afro 1700 këngë.

Shoqata Kombëtare e Botuesve të Muzikës (NMPA) po kërkon më shumë se 250 milion dollarë si dëmshpërblim. Në një padi të paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut në Nashville, NMPA pretendoi se Twitter "lejon dhe inkurajon shkeljen" për përfitim. Ai thotë se situata nuk është përmirësuar që kur Elon Musk bleu kompaninë.

NMPA, e cila përfaqëson firmat - duke përfshirë Sony Music Publishing, BMG Rights Management dhe Universal Music Publishing Group - pretendoi se Twitter vazhdon të "korr fitime të mëdha nga disponueshmëria e muzikës së palicencuar pa paguar tarifat e nevojshme të licencimit për të". Ai shtoi se shkeljet i kanë dhënë Twitter një "përparësi të padrejtë" ndaj konkurrentëve - duke përfshirë TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Snapchat - të cilët paguajnë për licencat muzikore. Twitter "qëndron i vetëm si platforma më e madhe e mediave sociale që ka refuzuar plotësisht të licencojë miliona këngë në shërbimin e saj", tha në një deklaratë presidenti i NMPA, David Israelite.

Musk, i cili kohët e fundit rifitoi titullin e personit më të pasur në botë, bleu Twitter vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë. Shoqqata tha gjithashtu: "Ndryshimi i pronësisë së kompanisë në tetor 2022 nuk ka çuar në përmirësime në mënyrën se si vepron në lidhje me të drejtat e autorit." “Përkundrazi, punët e brendshme të Twitter-it në lidhje me çështjet që lidhen me këtë rast janë në rrëmujë”, shtoi ai. NMPA përmendi zvogëlimin e "departamenteve kritike të përfshira në shqyrtimin e përmbajtjes dhe shkeljet e kushteve të shërbimit" nga Twitter, dhe dorëheqjet e shefave të besimit dhe sigurisë, Yoel Roth dhe Ella Irwin./Lapsi.al

 

Të këshilluara

WhatsApp vjen me risi të reja, njihuni me to

Whatsapp tashmë vjen me një përditësim të ri, ku, përveç mesazheve zanore dhe teksteve, mund të dërgojmë mesazhe me anë të videos. Mesazhet me video do të zg...

09:28

Disa këshilla për të gjetur dashurinë

1. Shijoni momentet. Dilni jashtë dhe kënaquni. Ndërsa jeni jashtë, mund të filloni të vini re të gjithë beqarët e kualifikuar në zonën tuaj. Ata madje mund të ...

15:25

WhatsApp prezanton Channels

WhatsApp ka lançuar Channels, një mënyrë të re për të mbajtur njerëzit në aplikacion. Funksioni do të thotë që WhatsApp funksionon më shumë si një rrjet soci...

10:24

Së shpejti AI chatbot në Instagram

Instagram po punon në një chatbotAI me 30 personalitete të ndryshme me të cilët përdoruesit mund të ndërveprojnë, sipas Independent. Studiuesi i aplikacionev...

14:09

Apple njofton përditësimin e ri për iPhone

Apple ka njoftuar përditësimin e saj të ri  për iPhone. Publikimi i ri, iOS 17, sjell veçori  si dhe mënyra krejtësisht të reja të përdorimit të iPhone, në f...

17:00

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI