Flash

Si e priti Scott Disick lajmin se Kourtney është shtatzënë

Lapsi.al 19 June 2023
Si e priti Scott Disick lajmin se Kourtney është shtatzënë

Ish-ët e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë reaguar  pas lajmeve për shtatzëninë e Kourtney.

Themeluesja e Lemme njoftoi se ajo dhe Travis po presin fëmijën e tyre të parë së bashku gjatë koncertit të bateristit Blink-182 në Los Angeles të premten. Kourtney qëndronte në rreshtin e parë duke mbajtur një tabelë ku shkruhej, "Travis unë jam shtatzënë" duke imituar  një moment nga videoja "All The Small Things" e Blink.

Pas lajmit, një burim i tha ET se Scott Disick, i cili ndan tre fëmijë, Mason, 13, Penelope, 10 dhe Reign, 8 është i lumtur për të. “Scott po tregohet mbështetës, ndërkohë që po përpiqet të kujdeset edhe për veten e tij”, vuri në dukje burimi. “ Është i lënduar pasi ai do të ketë gjithmonë dashuri për Kourtney, por në të njëjtën kohë  është gjithashtu i lumtur dhe i emocionuar për të. Ai dëshiron të vazhdojë të ecë përpara dhe të fokusohet në jetën e tij personale."

Pas njoftimit të shtatzënisë, një burim i tha ET çift janë të entuziasmuar." Kourtney dhe Travis ndihen sikur kjo është një nga gjërat më magjike që po u ndodh atyre dhe një mrekulli e plotë," ndau burimi. “Ata janë shumë të emocionuar dhe mezi presin ta përjetojnë këtë shtatzëni së bashku, të sjellin një fëmijë në botë dhe të zgjerojnë e rrisin familjet e tyre”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI