Flash

Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar

Lapsi.al 19 June 2023
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë

Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është bërë një sfidë për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të mungesës së vendeve për aplikime për viza, por edhe për shkak të shkallës së lartë të refuzimit, e cila në vitet e fundit është rritur.

Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen. Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative.

Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.

Megjithatë, një vizë Shengen, ndonëse e lëshuar ekskluzivisht vetëm nga anëtarët e Zonës Shengen, i jep mbajtësit të saj mundësinë për të udhëtuar në 17 vende të tjera të botës, shumica e tyre në Europë, të cilat nuk janë pjesë e zonës pa kufij.

Faqja zyrtare e vizave Schengen, ka zgjedhur pesë nga këto vende, të cilat janë destinacioni i përsosur për ju për të kaluar pushimet tuaja verore, nëse tashmë keni kaluar periudhën e lejuar në Shengen.

Shqipëria

Shqipëria vend kandidat për në Bashkimin Europian, i vendosur në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore, e ka politikën e vizave në përputhje me atë të BE-së, por megjithatë, qëndrimi i një turisti në Shqipëri, nuk llogaritet në periudhën totale të lejueshme të qëndrimit në zonën Shengen me vizë afatshkurtër.

Si rezultat, turistët mund të hyjnë në Shqipëri me një vizë të tillë, dhe të qëndroni deri në 90 ditë.

Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më të lira në Europë, dhe ka një vijë bregdetare 450 km të gjatë. Është i njohur mirë për plazheve mahnitëse, shumë prej të cilave janë të fshehura jashtë rrugëve kryesore, peizazhet natyrore të larmishme, që të lë pa frymë, si dhe vendet historike, si vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit dhe Gjirokastrës.

Bullgaria

Bullgaria është një vend anëtar i BE-së, por nuk i është bashkuar ende Shengenit dhe si e tillë, lejon hyrjen për udhëtarët, që kanë viza Shengen. Qëndrimi në këtë vend nuk llogaritet në totalin e qëndrimit në Shengen.

2023 mund të jetë viti i fundit, që dikush mund të vizitojë Bullgarinë me një vizë Shengen, pasi vendi është në fund të procesit për t’u bashkuar me zonën pa kufij.

Mali i Zi

Një tjetër vend kandidat për në BE, që ka përafruar politikën e vizave me bllokun, është Mali i Zi. Vendi ndan një kufi me Shqipërinë, kështu që mund të vizitohen lehtësisht të dyja vendet, në një udhëtim.

Qytetet bregdetare karakterizohen me rrugë të ngushta, sheshe të bukura, arkitekturë të lashtë, plazhe me rërë dhe një jetë nate plot gjallëri. Disa nga qytetet më të famshme janë Kotorri, Budva, Perast dhe Shën Stefan.

Meksika

Mjaft e habitshme, por Meksika lejon hyrjen për mbajtësit e vizave Shengen, pa i detyruar ata të marrin vizë turistike shtesë.

Megjithëse mjaft larg nga Europa, Meksika është një destinacion, që ia vlen të vizitohet, veçanërisht për udhëtarët që e duan stinën e verës, pasi vendi është shtëpia e disa prej plazheve me famë botërore si Cancún, Tulum, Isla Mujeres, Cozumel dhe La Paz.

Turqia

Turqia gjithashtu synon të bëhet vend anëtar i BE-së në të ardhmen. Megjithatë, të vizitosh Turqinë me vizë Shengen, është pak më e ndërlikuar, pasi lejon hyrjen e shtetasve nga një numër i kufizuar vendesh, madje edhe ata duhet të pajisen me vizë elektronike.

Turqia u ofron turistëve një shumëllojshmëri të gjerë akomodimesh, nga hotelet e mëdha, që mirëpresin qindra turistë në të njëjtën kohë, te shtëpitë më të vogla dhe hotelet familjare. Vendi është i rrethuar nga shumë dete dhe njihet për mikpritjen dhe ushqimet e shijshme. / Schengen Visa Info

Të këshilluara

Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!

Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri. Takimet ndërmjet përfaqësuesve të l...

20:03

Merr flakë një shtëpi në Pogradec

Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si...

19:11

Mallakastër, makina merr flakë në ecje

Shpërthen në flakë gjatë ecjes një mjet në aksin në Behaj të Mallakastrës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Makina “Benz” me targa AA615RX ka marrë flake ...

19:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI