Flash

Meghan Markle, fytyra e re e markës Dior

Lapsi.al 19 June 2023
Meghan Markle, fytyra e re e markës Dior

Meghan Markle mund të jetë gati të nënshkruajë një marrëveshje të madhe parash me Dior.

Shtëpia franceze e modës ka bashkëpunuar me Rihanna dhe Jennifer Lawrence dhe në fillim të këtij viti Johnny Depp nënshkroi një marrëveshje parfumesh me vlerë mbi 20 milionë dollarë. Tani Meghan mund të jetë gati t'i bashkohet grupit të mirëpaguar pasi ajo ka dëshmuar kredencialet e saj si një fanse besnike e Dior ndër vite.

Dukesha e Sussex-it kishte veshur një pamje nga koka te këmbët nga marka për shërbimin Platinum Jubilee të Mbretëreshës vitin e kaluar. Dhe dy vjet më parë ajo mbajti një çantë Lady Dior - stili ikonik i quajtur pas Princeshës Diana - në një koncert Global Citizen në Nju Jork.Harry gjithashtu ka trashëguar dashurinë e Dior nga nëna e tij dhe ka veshi një kostum të bërë me porosi nga shtëpia e modës në Kurorëzimin e Mbretit.

Thashethemet se Meghan mund të jetë 'Dukesha e Dior' erdhën pasi ajo dhe Princi Harry u quajtën mashtrues  nga një drejtues i lartë i Spotify pasi kontrata e tyre prej 25 milionë dollarësh përfundoi. Por duket se ekipi i ish aktores është gati të luftojë për kontrata më fitimprurëse dhe një partneritet me Dior do të ishte marrëveshja e saj e parë e markës së modës.

Një burim nga WME tha për Mail të dielën: "Ne e dinim se njoftimi i Spotify po vinte. “Mund të jetë një tronditje për të gjithë të tjerët, por ne kemi punuar për riemërtimin e Meghan për javë të tëra. “Agjenti Ari Emanuel është më i miri në biznes kur bëhet fjalë për marrëveshjet e korporatave dhe për të fituar para. "Ai është i emocionuar që do të përfaqësojë Meghan dhe ka hedhur gjithë energjinë e tij në të. Ofertat kanë ardhur, duke përfshirë dhe platforma të tjera podcast."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI