Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me top, kundër “topave” të Safetit

Lapsi.al 19 June 2023
Me top, kundër “topave” të Safetit

Skandali në Bashkinë e Kukësit, më shumë se kujdo tjetër, i ka mbetur në fyt kryeministrit Edi Rama. Në një kohë kur lideri global gjendej në kulmin e aktivitetit të tij për të marrë një rol rajonal, u eklipsua nga një incident lokal. Kali i Kukësit, ia vodhi gjithë vëmendjen kryekalit, i cili prej dy javësh po përpiqej të dilte i pari në garën për protagonizëm në Ballkan.

Zhgënjimi dhe inati i kryeminstrit duhen të kenë kapur majat. Veprimet që pasuan dramën e Gjicit, e dëshmojnë këtë. Madje mobilizimi post- skandal, mori përmasa aq të tepruara sa kapi kufijtë e komedisë. Qeveria me një deklaratë solemne të ministres së Financave (?!) njoftoi shkarkimin e Gjicit, ndërkohë që ky vetë kishte dhënë dorëheqjen më parë. Celulat mediatike shpalosën skenarin e agjenturës së një Mata Hari, fijet e së cilës shtrihen kudo, por këtë herë në rrjetë ngeci Safeti. Dhe kulmin e kulmeve e shënoi SPAK, që nisi hetim penal pas publikimit të videos kompromentuese.

Kur ke parasysh emrin e rëndë të SPAK, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe e vendos në raport me skenën intime në fjalë, shproporcioni tingëllon më shumë se qesharak. Artileria e rëndë, kundër “topave” të Safetit. Gjithë ai SPAK nisi betejën e hetimit penal për një video me pullë të kuqe.

Lexo edhe: Video-skandali/ Kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë?

Lexo edhe: Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës

Lexo edhe: Del video tjetër: Çfarë u bisedua në zyrën e Gjicit para se të niste “aksioni”

Kjo inisiativë për të ndërmarrë hetimet kryesisht, bëhet edhe më tragji- komike, po të kihen parasysh dhjetra akuza serioze për ministra, kryetarë bashkishë madje dhe për vetë Gjicin. SPAK nuk është në vënë në lëvizje, as kryesisht e as pas padive të bëra, ndonëse dëmi financiar që dyshohet është në përmasa shqetësuese dhe rëndon direkt në jetën e qytetarëve, shumë më tepër se sa një incident me pasoja personale për protagonistët.

Përpara mobilizimit për një video, SPAK mund të kishte hetuar për shembull, se si ka mundësi që kompanitë e Safet Gjicit, kanë marrë plot 110 milionë euro nga tendera publikë. Dy kompani të Safet Gjicit, Eurogjici-Security dhe Kevin Construksion, që aktualisht menaxhohen nga vëllai i tij, vetëm gjatë 7 viteve të fundit, kanë fituar të vetme dhe në bashkëpunim tendera publikë me vlerë mbi 110 milionë euro. Ndonëse të krijuara, njëra në vitin 2001 dhe tjetra në 2006, shifra e më sipërme është realizuar kur Gjici u bë pjesë e oragnizatës së Rilindjes. A është ky rast një flamur i kuq për SPAK?

Nisja e hetimit për një video, që rëndon mbi jetën e personave të përfshirë në të, është ku e ku në shproporcion me hetimet që duhen të kishin filluar për qindra mijëra euro, që vazhdojnë të paguhen nga qytetarët shqiptarë pa marrë asnjë shërbim.

A do duhej të ndërhynte SPAK për të ndërprerë pagesat e Bashkisë për inceneratorin e Tirnaës, ku paguhet një shifër 29 euro për ton, ndërkohë që mbetjet thjesht groposen dhe nuk digjen? Në një kohë që pronarët e inceneratorëve janë nën akuzë, Bashkia e Tiranës vazhdon i paguan pa marrë shërbimin e kontraktuar.

Do të mjaftonte raporti i KLSH, për të vënë në lëvizje SPAK, i cili për videon e Safetit nisi hetimet kryesisht. “Prej vitit 2018, Bashkia Tirane dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial… Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri me sot. Procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension nuk është kryer në përputhje me parimet e transparences dhe përcaktimet ligjore”, thuhet në raportin e KLSH. Mirëpo SPAK nuk e ka parë të arsyeshme të shqyrtojë këtë rast, ku flututojnë mijëra euro çdo ditë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për TEC-et lundruese në Vlorë, që po u kushtojnë shqiptarëve miliona euro dhe ende nuk prodhojnë energji. Nëse kontrata me këto TEC-e ka qenë e detyruar për shkak të emergjencës energjitike atë kohë, a duhet të hetojë SPAK se si u lidh kjo kontratë, pse u vonua licensimi nga ERE, tenderi për blerjen e mazutit, etj, sepse ndërkohë që zbërthehet video e Safetit, ne paguajmë plot 95 mijë dollarë në ditë për dy vjet rresht. Në total 68 milion dollarë, edhe nëse dy anijet nuk vihen asnjë ditë punë.

Në peshoren e SPAK, këto dhe shumë raste të tjera të ngjashme, rëndojnë më pak se sa një skandal publik që njollos Rilindjen. Shqetësimi që përjeton lideri është shumë më i rëndësishëm se sa abuzimi që pësojnë vdekatarët që ai qeveris. Prandaj topat për Safetin dhe “topet” për miletin./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI