Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën në Kosovë

Lapsi.al 19 June 2023
Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se do të udhëtojë për në Uashington për të zhvilluar bisedime lidhur me situatën në veri të Kosovës.

“Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkroi Lajçak në Facebook, pa dhënë më shumë detaje.

Lajçak po ashtu tha se gjatë javës ka njoftuar Brukselin për vizitën që ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai tha se për situatën në Kosovë ka biseduar edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

“Të dy jemi pajtuar se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm që duhet të ndërmerren për përshkallëzimin e situatës”, tha Lajçak.

Që nga 26 maji, tensionet në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur. Tensionet u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë. Ato kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë.

Për shkak të tensioneve, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim krize. Por, Vuçiç deklaroi se ai nuk do të marrë pjesë në një takim me Kurtin.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Kurti ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell./REL

Të këshilluara

Java nis me diell dhe temperatura të larta

Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash...

07:41

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI