Flash

Hakmerret Beogradi, kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u ndalohet lëvizja në Serbi

Lapsi.al 19 June 2023
Hakmerret Beogradi, kamionëve dhe autobusëve nga Kosova u ndalohet

Në disa grupe në rrjetin social, Telegram, serbët kanë thënë se rrugët janë bllokuar nga vozitës të kamionëve me mallra serbe, si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në territorin e Kosovs, prej javës së kaluar. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim më 14 qershor për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë

Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Autoritete e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb. Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Këto shkelje janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre pa kushte./ REL

Të këshilluara

Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!

Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri. Takimet ndërmjet përfaqësuesve të l...

20:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI