Flash

Daily Mail/ Si mori grabitësi shqiptar pasaportë britanike?

Lapsi.al 19 June 2023
Daily Mail/ Si mori grabitësi shqiptar pasaportë britanike?

Arsim Murati , një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaportë dhe leje qëndrimi në Britani.

Daily Mail shkruan se në nëntor 1997, Murtati, me katër persona të tjerë i zunë pritë një furgoni ku pasi qëlluan me armë grabitën të gjithë udhëtarët.

Ai u arratis dhe u dënua në mungesë me 11 vjet burg. Në vitin 2009 pas arrestimit u deportua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Gjashtë vjet më vonë, ai u kthye në Britani ku rinovoi pasaportën e vjetër si kosovar i ikur nga lufta dhe regjistroi një biznes me identitetin e rremë, të cilin më pas e kaloi në emrin e tij të vërtetë.

Ai fajësoi për dënimin e tij ‘politikën shqiptare’ përpara se të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjodhi të kthehej në shtëpi, duke thënë: ‘Nuk e kam kryer dënimin sepse nuk jam fajtor’.

Por dokumentet e gjykatës shqiptare tregojnë se ai u dëbua më 16 janar 2009 dhe u burgos deri në lirimin e tij më 13 janar 2015.

Nuk është e qartë nëse Murtati u kthye legalisht në Britaninë e Madhe pasi kreu dënimin në Shqipëri. Kur u shtyp për këtë, ai refuzoi të përgjigjet.

Të këshilluara

Java nis me diell dhe temperatura të larta

Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash...

07:41

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI