Flash

Arrestohet personi që goditi me telefon Bebe Rexha-n

Lapsi.al 19 June 2023
Arrestohet personi që goditi me telefon Bebe Rexha-n

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi i hodhi një telefon Bebe Rexha gjatë koncertit të saj në New York City.

Artistja ishte duke performuar në The Rooftop në Pier 17  kur ndodhi incidenti dhe ajo ra në gjunjë nga dhimbja. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut konfirmoi për The Mirror se Nicolas Malvagnaështë arrestuar dhe akuzuar për sulm.

“Të dielën e datës 18 qershor 2023 rreth orës 2200, policia u njoftua për një sulm të ndodhur në Pier 17. “Nga hetimet paraprake në vendngjarje u konstatua se një 27-vjeçar ka hedhur me dashje celularin ndaj një performueseje 33-vjeçare në skenë, duke e goditur në fytyrë. Individi u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin e Parë për përpunimin e arrestit. Artistja u dërgua në një spital të zonës në gjendje të qëndrueshme," thanë ata në një deklaratë.

Ngjarja u kap në kamera dhe u shpërnda në Twitter nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit. Në klip shiheshin fansat duke paralajmëruar sigurinë për njeriun që hodhi telefonin. Më pas ai u nxor nga turma , ndërsa Bebe Rexha u ndihmua nga anëtarët e ekipit të prapaskenës.

Sipas llogarisë në Twitter Pop Base, këngëtarja “duhej të bënte tre qepje” pasi u godit në kokë nga telefoni. Fansat e saj dolën në rrjetet sociale për t'i uruar shërim të shpejt, me një person që shkroi në Twitter: "Vajzë e mjerë, personi duhet të shkojë në burg për këtë". Një tjetër tha: "Pse ia bëni këtë Bebe Rexhës ?" ndërsa një person i tretë thjesht shtoi: “ E turpshme”./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan Markle, fytyra e re e markës Dior

Meghan Markle mund të jetë gati të nënshkruajë një marrëveshje të madhe parash me Dior. Shtëpia franceze e modës ka bashkëpunuar me Rihanna dhe Jennifer Lawr...

16:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI