Flash

Daniel Radcliffe zbulon nëse do rikthehet në serialin e ri të Harry Potter

Lapsi.al 18 June 2023
Daniel Radcliffe zbulon nëse do rikthehet në serialin e ri të

Të gjithë fansat e sagës Harry Potter, filmi i parë i të cilit, "Harry Potter and the Philosopher's Stone", u publikua 22 vjet më parë, mezi presin daljen e serive të reja të HBO Max dhe Warner Bros.

Nëse 'Fantastic Beasts' sjellin histori të reja, seriali i ri do të kthehet në temën origjinale. Me fjalë të tjera, historia do të jetë e njëjtë me librat dhe filmat. Gjithashtu, pjesë e projektit do të jetë edhe autorja. Projekti thuhet se ,do të dalë në 2025 ose 2026 pasi Warner nënshkroi një marrëveshje me NBC Universal, e cila mban të drejtat e Harry Potter deri në prill 2025.

Por, ka shumë dyshime për kastin e këtij seriali të ri. Tre aktorët kryesorë, Daniel Radcliffe (Harry Potter), Emma Watson (Hermione Granger) dhe Rupert Grint (Ron Weasley), nuk pritet të marrin pjesë në serial. Ky lajm u konfirmua dhe nga Radcliffemi cili u shpreh nuk do rikthehet.

"Unë  mendoj që  jo," vuri në dukje ai kur u pyet nëse do të bënte një paraqitje të shkurtër. “Kam lexuar se seriali do kthehet në temën origjinale, kështu që do të ishte pak e çuditshme të më bënin pjesë. Unë mendoj se Harry Potter ishte gjithmonë i destinuar të bëhej si Sherlock Holmes. Ka ndoshta një fëmijë tetë vjeçar atje, jeta e të cilit do të ndryshojë brenda disa vitesh ."

Në një intervistë të vitit 2022 me The New York Times  ai gjithashtu u shpreh se nuk do të kthehej për një film tjetër të Harry Potter së shpejti. "Po arrij në një pikë ku ndihem sikur ia dola nga Potter dhe jam vërtet i lumtur me vendin ku jam tani, dhe të kthehem do të ishte një ndryshim kaq masiv në jetën time," shpjegoi aktori.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Arrestohet sërish Amanda Bynes

Amanda Bynes thuhet se është sërish në paraburgim policor mes betejave të vazhdueshme për shëndetin mendor. Sipas TMZ, Departamenti i Policisë së Los Anxhelo...

10:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI