Flash

DW: Serbia injoroi thirrjet e SHBA-së për lirimin e policëve, rriti tensionet

Lapsi.al 17 June 2023
DW: Serbia injoroi thirrjet e SHBA-së për lirimin e policëve,

Prestigjozja gjermane “Deutsche Welle” ka raportuar për gjykimin e bërë ndaj tre policëve kosovarë në Serbi, duke thënë se kjo e fundit ka vazhduar me procedurat e gjykimit pa marr parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte.

Pas arrestimit të tre oficerëve kosovarë në Serbi, SHBA ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre. Por prokurorët publikë po ecin përpara me akuza, duke rritur më tej tensionet, shkruan artikulli. Një gjykatë serbe të premten urdhëroi vazhdimin e paraburgimit dhe hetimit ndaj tre policëve të Kosovës që u arrestuan në Serbi në fillim të javës.

Hapja e procedurave ligjore erdhi pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Europën Juglindore, Gabriel Escobar, kërkoi lirimin e oficerëve, në përputhje me kërkesën e Departamentit të Shtetit.

“Ata ose ishin marrë ose përfunduan në Serbi pa e pasur qëllim. Duhet të lirohen pa kushte” tha Escobar në një konferencë për shtyp në internet.

Zyra e Prokurorit Publik në qytetin serb të Kralevës tha se i kishte akuzuar tre policët për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve dhe substancave shpërthyese.

Gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kralevë urdhëroi paraburgimin e të gjithë të dyshuarve”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë. Rrethanat e arrestimit janë kundërshtuar nga Serbia, e cila deklaron se oficerët ishin thellë brenda territorit serb.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e përshëndeti thirrjen për lirimin e policëve.  Ai  deklaroi se: “Serbia i rrëmbeu ata, në një rrugë në Kosovë të përdorur nga kontrabandistët serbë”.

Arrestimi i policëve kosovarë është episodi më i fundit në përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve mes dy fqinjëve. Pjesëtarët e pakicës serbe në veri të Kosovës kanë protestuar kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë të komunave në qytetet e tyre pasi shumica e serbëve etnikë bojkotuan votimin.

Protestat shpërthyen në dhunë, me serbët e Kosovës që u përplasen me policinë dhe paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO, disa prej të cilëve u plagosën në përleshje.

Serbia më pas urdhëroi që trupat e saj të ishin në gatishmëri më të lartë. BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja u kanë bërë thirrje të dyja palëve të çtensionojnë situatën. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 pas një lufte në fund të viteve 1990 që la mbi 10,000 njerëz të vdekur, shumica e të cilëve ishin nga komuniteti etnik shqiptar, përfundon artikulli i DW.

Të këshilluara

Arrestohet Donald Trump, por...

Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta janë të dy të arrestuar në gjykatën amerikane Wilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të paditet për akuz...

20:36

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI