Flash

Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO

Lapsi.al 16 June 2023
Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 16 qershor në Bruksel, se aleanca do të forcojë lidhjet politike me Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm, por se tani për tani “nuk bëhet fjalë” për një ftesë për anëtarësimin e Kievit na aleance, raportoi AFP.

“Ne nuk do të diskutojmë për ftesë (në NATO) në samitin në Vilnius (më 11 dhe 12 korrik), por për atë se si mund ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se është “i bindur se vendet anëtare do të gjejnë një zgjidhje të mirë dhe konsensus”.

Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi ministror i NATO-s, në të cilin marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare.

Si gjest simbolik, udhëheqësit e Aleancës synojnë të mbajnë takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin e Lituanisë, tha Stoltenberg.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

Kjo lëvizje përfaqëson një përmirësim në lidhjet politike dhe do t’i japë Kievit një vend më të barabartë në tryezë “për t’u konsultuar dhe vendosur për çështjet e sigurisë”, tha Stoltenberg.

Vendet anëtare të e NATO-s nuk kanë ende qëndrim të unifikuar lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën kur të përfundojë lufta, e cila ka nisur me pushtimin rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vendet e NATO-s në Evropën Lindore, janë angazhuar për një udhërrëfyes më të mirë të anëtarësimit për Ukrainën.

Megjithatë, aleatët kryesorë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania, nuk duan të shkojnë shumë më tej sesa një premtim i paqartë i vitit 2014, se Ukraina një ditë do t’i bashkohej aleancës, raportoi AFP-ja.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sugjeroi më 16 qershor, se është e mundur që disa kërkesa të anëtarësimit mund të lehtësohen, nëse Ukraina, në fund, është e gatshme të bashkohet.

Vendet e NATO-s i kanë dorëzuar Ukrainës armë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë që kur Moska nisi një pushtim të gjithanshëm shkurtin e vitit të kaluar.

Stoltenberg kërkon, gjithashtu, që vendet anëtare të NATO-s të angazhohen për një pako ndihme shumëvjeçare, për ta sjellë Ukrainën më afër standardeve të Aleancës.

Pa marrëveshje për plan në rast të sulmit rus

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s nuk arritën një marrëveshje mbi planet e reja se si t’i përgjigjen sulmit rus, ndërkaq një diplomat fajësoi Turqinë për pengimin e tyre, raportoi Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ministrat diskutuan planet, të parat që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe se po i afrohen një marrëveshjeje.

Megjithatë, siç raportohet nga Reuters, një diplomat tha se Turqia e bllokoi vendimin, për shkak të formulimit të vendndodhjeve gjeografike, duke përfshirë Qipron. Ai shtoi se ende është e mundur të gjendet një zgjidhje përpara samitit të NATO-s në Vilnius./REL

Të këshilluara

Arrestohet Donald Trump, por...

Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta janë të dy të arrestuar në gjykatën amerikane Wilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të paditet për akuz...

20:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI