Flash

Harry dhe Meghan drejt divorcit

Lapsi.al 16 June 2023
Harry dhe Meghan drejt divorcit

Princi Harry do të ishte i mirëpritur për t'u kthyer në familjen mbretërore, por vetëm pa gruan e tij, Meghan Markle, sipas një eksperteje mbretërore. Jennie Bond beson se nëse Duka i Sussex do të kthehej në tokën e tij, familja do ta pranonte atë, pavarësisht nga grindjet e vazhdueshme.

“Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”.

Kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore. Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.

“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij“, shtoi ajo.

Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry edhe pse kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.

“Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.

Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij. Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Të këshilluara

Al Pacino bëhet baba për herë të katërt

E dashura 29-vjeçare e Al Pacino, Noor Alfallah, së fundmi lindi fëmijën e tyre të parë së bashku, raportoi TMZ të enjten. Një përfaqësues i çiftit i tha Dai...

14:19

Madonna shkruan histori

Madonna sapo është bërë gruaja e parë që nga Cher që ka një këngë të në Billboard Hot 100 në pesë dekada të ndryshme. Cher dhe Madonna janë në fakt të vetmet...

13:59

Së shpejti filmi i fundit i Carrie Fisher

Carrie Fisher është kthyer në ekranin e madh. Të mërkurën, Deadline raportoi se Vertical ka fituar të drejtat për të shpërndarë filmin e fundit të aktores së...

17:21

Çfarë e eksiton më shumë Kim Kardashian

Në episodin e ri të “The Kardashians”, Kim ka hapur thesin dhe ka folur për preferencat e saj tek meshkujt. Teksa po njihet me dikë të ri me pseudonimin “Fre...

16:48

Einxhel dhe Beniada lënë pas hatërmbetjet

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani kanë zbuluar së fundmi se janë takuar duke lënë pas hatërmbetjet mes tyre. Në disa postime në Instagram Stories, ish banor...

16:18

Shtyhet data e publikimit të Avatar 3

Të martën, media të shumta raportuan se Disney vonoi datat e publikimit për filmin e tretë të Avatarit dhe vazhdimin e ardhshëm Avengers: The Kang Dinasty me nj...

16:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI