Flash

Einxhel dhe Beniada lënë pas hatërmbetjet

Lapsi.al 15 June 2023
Einxhel dhe Beniada lënë pas hatërmbetjet

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani kanë zbuluar së fundmi se janë takuar duke lënë pas hatërmbetjet mes tyre.

Në disa postime në Instagram Stories, ish banoret e "Big Brother 1" u shfaqën në shoqërinë e njëra-tjetrës. “Po më kërkonte nëpër lagje, se s’rri dot më pa mua,” shkroi Einxhel. “E besoni?! E vërteta është se ajo vdes për mua,” u përgjigj me shaka Beniada.

Pas përfundimit të “BBVA”, vajzat patën një krisje.Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Einxhel tregoi se çfarë ndodhi me miqësinë e tyre dhe pse ajo vendosi të distancohej. “Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë. Të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht. Kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese, m’u thye diçka e pastër brenda meje. Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të,” tha ajo, referuar situatës kur ish banorët e akuzuan se po ushtronte presion mbi Beniadën, duke i kërkuar  që të mbante një qëndrim pas debatit me Donaldin.

“Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë. U desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda që nuk e di pse është befasi, pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar. Por, edhe kur dola jashtë, hasa një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj, ku unë isha ofenduar në komente nga ajo, gjë më lëndoi mua dhe familjen time", tha ndër të tjera Shkira.

Të këshilluara

Shtyhet data e publikimit të Avatar 3

Të martën, media të shumta raportuan se Disney vonoi datat e publikimit për filmin e tretë të Avatarit dhe vazhdimin e ardhshëm Avengers: The Kang Dinasty me nj...

16:01

The Weeknd ende i dashuruar me Bella Hadid

The Weeknd mund të jetë duke ruajtur një "kujtim " në telefonin e tij nga ish partnerja, Bella Hadid. Fansat janë të bindur se muzikanti është ende i dashuru...

15:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI