Flash

Tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Odesa të Ukrainës

Lapsi.al 14 June 2023
Tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin me raketa gjatë natës në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të kryer nga forcat ruse.

Bombardimet, siç njofton administrata shtetërore rajonale, kanë shkaktuar dëme të shumta në banesa, në një magazinë, si dhe në dyqane e kafene në qendër të qytetit. Sulmi i nisur nga Deti i Zi përfshinte katër raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti, tre prej të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore, tha administrata rajonale në Facebook.

Tre punonjës të një magazine ushqimore u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën, dhe ekipet e shpëtimit po kërkonin të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja. Gjashtë persona të tjerë – roje dhe banorë të një shtëpie fqinje – u plagosën.

Andriy Kovalov, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë shtuar sulmet raketore dhe ajrore në Ukrainë.

Kjo fushatë bombadimesh vjen në kohën kur Kievi po është në fazat e hershme të një kundërofensive. Gjatë një konference, Kovalov tha se rajone të shumta duke përfshirë Harkivin, Donjeckun, Kirovohradin dhe Odesën ishin në shënjestër të sulmeve.

Sipas Radios Evropa e Lirë, armët e përdorura në këto sulme përbëheshin nga raketa lundrimi Kh-22, raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti dhe drone Shaheed me origjinë iraniane. Nëntë nga këto raketa u kapën me sukses nga Ukraina.

Një ditë më parë, Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 28 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile.

Të këshilluara

Arrestohet Donald Trump, por...

Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta janë të dy të arrestuar në gjykatën amerikane Wilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të paditet për akuz...

20:36

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI